Dy sipërmarrës nga kantoni Vaud duhet të shkojnë në burg për katër vjet e gjysmë, të shpallur fajtorë për disa krime ekonomike. Ndër të tjera, ata kishin mashtruar Fondin Zviceran të Sigurimit të Aksidenteve (Suva).
Ata janë dënuar në Yverdon VD të premten.
Dy sipërmarrësit kishin raportuar në SUVA rreth 20 aksidente të dyshimta. Si rezultat, ata kishin nxjerrë përfitime të pajustifikuara që arrinin në disa qindra mijëra franga.
Mjeshtri” i mashtrimit të Suvas është paraqitur i lirë para gjykatës, por nga ajo doli me pranga, shkruan sda.ch.
Gjyqtari ishte i mendimit se 40-vjeçari me shtetësi zvicerane duhet të arrestohet menjëherë sepse ekzistonte rreziku që të ikte në vendin e tij të prejardhjes, Kosovë.
Kontraktori me bazë në Broye, i cili punon në industrinë e ndërtimit, u shpall fajtor për raportimin e rreth 20 aksidenteve të dyshimta në Suva për të marrë përfitime të pajustifikuara prej disa qindra mijëra frangash, përcjell albinfo.ch.
Edhe i pandehuri tjetër kryesor, një kosovar 33-vjeçar, u dënua për mashtrim në Suva, por kryesisht për inskenim të një sërë falimentimesh mashtruese.