Protestuesit kanë hedhur tymuese në shkallët e Kryeministrisë në mbyllje të protestës së opozitës në Tiranë.
Siç shihet nga pamjet e kapura kapsolla ka krijuar tym dhe ka prishur radhët e policisë.
Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur dhe se përse kanë hedhur tymuese. Deri më tani gjatë protestës nuk është zhvilluar asnjë incident.