Dy gra nga Shqipëria janë arrestuar të premten në Fushë-Kosovë, nën dyshimin për kryerje të prostitucionit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur të shtunën, se të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy femra shtetase të Shqipërisë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.