Një “objektiv i paidentifikuar” është rrëzuar në qiellin e Alaska nga ushtria, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhe të premten.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhe, John Kirby, ka thënë se objekti ishte “madhësia e një veture të vogël” dhe ishte mbi një zonë ku nuk kishte shumë njerëz në atë koh.
Presidenti Joe Biden mori vendimin për të rrëzuar objektin, i cili ishte me origjinë të panjohur, ka thënë Kirby.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të premten, Kirby shpjegoi se objekti mbi Alaskë po udhëtonte 12 km/h dhe mund të kishte paraqitur një kërcënim për avionët civilë.
Kirby ka thënë se objekti ishte “shumë, shumë më i vogël” sesa balona e rrëzuar javën e kaluar në brigjet e Karolinës së Jugut.