Eranda Zekaj, hulumtuese në Institutin e Kosovës për Drejtësi(IKD), ka folur për raportin IKD-së, që e kanë publikuar që sipas tyre gjatë monitorimit të Qeverisë së Kosovës, IKD-ja ka evidentuar se qeveria kishte planifikuar që t’i miratonte për mbi 170 ligje, por sipas raportit të IKD-së, ka qeveria i ka miratuar vetëm rreth 70 ligje.
Ndërsa Zekaj nga IKD-ja ka thënë se 7 projektligje kanë evidentuar që ato janë në kundërshtim me frymën kushtetuese të Kosovës.
“Nga 71 ligje të cilat janë miratuar 7 prej tyre nuk janë në frymën e Kushtetutës së Kosovës”, ka deklaruar Zekaj.
Më tej, ajo i ka shpalosur disa nga ligjet të cilat janë miratuar por nuk janë në frymën Kushtetuese.
“Po i ceki disa prej tyre, e kemi Projektligjin për ndryshmin edhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura. Këtu IKD-ja pas analizimit ka parë se me shuarjen e Këshillit për Ndihme Juridike falas që ka qenë organ mbikëqyrës i Agjencisë për Ndihme Juridike Falas”, ka sqaruar hulumtuesja nga IKD-ja.
Ndërkohë Zekaj ka thënë se “Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është inkorporuar në Ministrinë e Drejtësisë edhe kjo paraqet shkelje kushtetues të Republikës së Kosovës, sepse në një fare forme po ndodhë politizimi i këtij agjencioni”.
Ndërkohë ajo ka thënë se IKD-ja ka gjetur shkelje kushtetues edhe të projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshmi.
“ Për ndryshe të njëjtat gjetje ka pasur edhe të Projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshmi”, ka shtuara ajo.