Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës është “kusht i të gjitha kushteve” për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve. Ajo ka deklaruar se Asociacioni nuk duhet të jetë “siç e mendojnë disa” si organizatë joqeveritare.
Duke përmendur barrikadat në veri të vendit, për të cilat dyshohet se u ngritën nga njerëz me të kaluar kriminale dhe të armatosur, Bërnabiq ka thënë se ishte periudha më e vështirë “që u kalua falë presidentit serb Aleksandër Vuçiq”.
Prishtina s’ka interes ta themelojë Asociacionin, e sipas meje as dëshirë që të implementohen marrëveshjet e nënshkruara. Ky është kusht i të gjitha kushteve, por jo asisoj siç e mendon ndonjë organizatë joqeveritare nga Serbia, nga Kosova e Metohia apo cilido politikan, por një Asociacion sipas marrëveshjeve të 2013-s dhe 2015-s”, ka thënë ajo të premten, në 100-ditëshin e Qeverisë së saj.
Gjatë ditës së premte, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të ishte fillimi i një “Republike Serbe” në Kosovë.