GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Protestat kundër planit të Ahtisaarit, Kurti: UNMIK shkrepi 232 plumba kur u vranë Arbeni e Moni

10/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Protestat kundër planit të Ahtisaarit, Kurti: UNMIK shkrepi 232 plumba kur u vranë Arbeni e Moni
Share on FacebookShare on Twitter

Pranë pllakës përkujtimorëve të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt me rastin e 16 vjetorit të vrasjes së tyre sot kanë bërë homazhe krerë institucionesh, dhjetëra qytetarë, aktivistë, deputetë e ministra.

Kryeministri Albin Kurti tha se me të drejtë e kanë kritikuar Paketën e Ahtisaarit atë kohë.

“Dhjetëra mijëra qytetarë, e në ballë të tyre ishte baca Adem. 232 plumba gjithsej u shkrepën nga policia e UNMIK-ut. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë. Ish shefi i shtyllës së parë të UNMIK-ut kishte bërë një hetim atë pranverë, vrasjet e tyre kanë qenë të panevojshme dhe të evitueshme. Një javë para demonstratave tona, u patë publikuar pako e Ahtisarit. Kurrë nuk ka qenë me diskutueshme nëse ja kanë vlejtur komunat me bazë etnike. Kosova ka nevojë për më shumë demokraci. Serbia është në panik. E padrejtë dhe e gabueshme, e dëmshme dhe e papranueshme”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes janë dëshmorë të rënë në mbrojtje të vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe për vetëvendosjen e Republikës.

“Vendosja e drejtësisë dhe dënimi i autorëve të krimit të 10 shkurtit 2007 mbetet kërkesë e jona parësore. Sepse, siç thuhet, kur padrejtësia qesh në tryezë, drejtësia qan pas porte”.

Sot është 16-vjetori i vrasjes së aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, nga policia rumune e UNMIK-ut. Arbeni e Moni ranë dëshmorë në mbrojtje të vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe për vetëvendosjen e Republikës. Vitet nuk e zbusin dhimbjen për këta pishtarë të guximit, idealizmit të virtytshëm dhe aktivizmit qytetar të pathyeshëm. As zemërimin e pafund për drejtësinë e munguar ndaj atyre që kryen aktin mizor dhe u arratisën nga vendi i krimit. Vendosja e drejtësisë dhe dënimi i autorëve të krimit të 10 shkurtit 2007 mbetet kërkesë e jona parësore. Sepse, siç thuhet, kur padrejtësia qesh në tryezë, drejtësia qan pas porte. Po. Ne po ecnim drejt atë ditë, ne do ecim drejt gjithmonë. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të demokracisë Arben Xheladini e Mon Balaj!”, ka shkruar Konjufca pas homazheve.

Ndërkaq, familjarët kërkuan drejtësi për vrasjen e tyre.

Shqipe Xheladini, motra e Arben Xheladinit kërkon drejtësi për vëllain, derisa thotë se edhe pas 16 viteve ajo ende mungon.

“Sot është 16-të vjetori i Arbenit, dhimbja është shumë e madhe dhe nuk ka fjalë që ta përshkruajë këtë ditë. Ne shpresojmë për drejtësi dhe mbas 16-të viteve shpresojmë që një ditë do të vjen”, u shpreh ajo.

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt 2007 nga Policia rumune e UNMIK-ut, 16 vite më parë.

Tags: Albin KurtiUnmikuvv
ShareTweetShare
Previous Post

Moti për sot dhe gjatë vikendit

Next Post

Pas kalimit në Euro, publikohet paga mesatare në Zagreb

Next Post
Pas kalimit në Euro, publikohet paga mesatare në Zagreb

Pas kalimit në Euro, publikohet paga mesatare në Zagreb

Lajmet e fundit

Policia e Pejës sekuestron 14 motoçikleta dhe shqipton 40 gjoba në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

Policia e Pejës sekuestron 14 motoçikleta dhe shqipton 40 gjoba në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

23/05/2025
Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

23/05/2025
Kupina: Punëtorët e “Pastrimit” meritojnë respekt, jo fajësim

Kupina: Punëtorët e “Pastrimit” meritojnë respekt, jo fajësim

23/05/2025
Pas 48 orësh, seanca e 21-të

Pas 48 orësh, seanca e 21-të

23/05/2025
Protestë para Kuvendit: “Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”

Protestë para Kuvendit: “Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”

23/05/2025
REKORD I ZI: Për të 20-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’kalon votimi i fshehtë i Vetëvendosjes

REKORD I ZI: Për të 20-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’kalon votimi i fshehtë i Vetëvendosjes

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Policia e Pejës sekuestron 14 motoçikleta dhe shqipton 40 gjoba në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

Policia e Pejës sekuestron 14 motoçikleta dhe shqipton 40 gjoba në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

23/05/2025
Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

23/05/2025
Kupina: Punëtorët e “Pastrimit” meritojnë respekt, jo fajësim

Kupina: Punëtorët e “Pastrimit” meritojnë respekt, jo fajësim

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.