Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar të premten me studentë të Fakultetit të Mjekësisë, shkruan GazetaSinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë takimit ata folën për kushtet e tyre dhe pritjet për të ardhmen.
Ai tutje ka thënë, ata meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë.
Këtë mëngjes, takova studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Secili me përkushtim të dalluar në rrugën profesionale që ndjekin. Folëm për kushtet e tyre sot e pritjet e tyre për nesër. Ikja e stafit shëndetësor nga Kosova është bërë problem kombëtar i yni. Këtë problem Kosova duhet ta trajtoj me urgjencë. Paga më të larta, sigurime shëndetësore sa më parë, e investime kapitale në nivel dyfish më të lartë, mbesin zgjidhje të pazëvendësueshme sot. Të tillët si këta që i takova, meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë. Kosova ndërsa, i meriton si gjeneratë në ardhje në shëndetësi”, ka shkruar Abdixhiku.