Gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur gjatë së enjtes mbrëma në një lokal në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.
Siç njofton zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, incidenti ka ndodhur si shkak i një mos mosmarrëveshjeje.
Dy persona fillimisht janë ndeshur fizikisht, ndërsa më vonë dyshohet se janë përdorur dhe armët.
“Si pasojë e një mosmarrëveshje dhe konflikti fizik mes dy personave, dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri. Rasti është raportuar të këtë ndodhur në një lokal në rrugën Nënë Tereza në Fushë Kosovë”, tha ai.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, njësia e hetimeve dhe forenzika, ndërsa është gjetur edhe një armë zjarri.