Kuvendi i Kosovës, sot i ka dhënë dritën jeshile projektligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
I njëjti ka marrë votat e 66 deputetëve, derisa asnjë nuk ka votuar kundër e po ashtu nuk ka abstenuar
Me këtë ligj rregullohet mënyra dhe procedura e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme, si dhe themelimi, organizimi dhe kompetencat e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Hoxha: Ligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë s’do t’i shpëtojë Kushtetueses
Lidhur me miratimin e këtij projektligji për Front Online, ka folur juristi Valdet Hoxha.
Ai, ka thënë se derisa ky ligj është i një rëndësie të veçantë, do të mund të dërgohet edhe në Kushtetuese.
“Meqë, ky ligj është i një rëndësie të veçantë, kam bindjen se nuk do t’i shpëtojë dërgimit në Gjykatën Kushtetuse dhe nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë do t’i nënshtrohet një filtri nga Kushtetuesja dhe eventualisht nëse ka ndonjë ambiguitet apo kolizion, edhe mund të përmirësohet në nene të caktuara”, ka thënë Hoxha