Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në përpjekje për rrugëdalje rreth zbatimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sot pritet t’i vazhdojë diskutimet në rezidencën e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Pas takimit të 31 janarit ku morën pjesë përfaqësues nga pozita dhe opozita, ambasada e SHBA-së do të mbajë një mbledhje joformale, ku nuk ka asnjë program zyrtar apo temë diskutimi.
“Pas diskutimit produktiv më 31 janar me një gamë të gjerë aktorësh në Ambasadën e SHBA-së, Ambasadori do të mbledhë një mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij për të lehtësuar bisedën e mëtejshme. Nuk ka asnjë program zyrtar apo temë diskutimi”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës
Më 31 janar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, u mbajt një diskutim rreth formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku morën pjesë përfaqësuesit e Qeverisë, liderët partiakë, shoqëria civile.
Rreth kësaj ambasadori Jeff Hovenier, ka deklaruar se SHBA nuk lejon që të cenohet Kushtetuta e vendit.
Njëjtë ishin deklaruar edhe Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, të cilët bënin thirrje për formimin e këtij Asociacioni