Një burrë është ankuar në polici të mërkurën se që nga 3 shkurtit, reja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri më për vendndodhjen e saj.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Matiqan të Prishtinës, teksa rasti po vazhdon të hetohet.
“Matiqan, Prishtinë 03.02.2023-16:20 Më 08.02.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e djalit të tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.