Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, këngëtari Gjon Karrica, i njohur më shumë si Lugati, gjatë ditës së sotme ka vizituar Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Lugati përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram është shprehur i lumtur, për siç tha ai “përmirësimet në Kosovë”.
Sot, isha për vizitë në Kuvendin e Kosovës, ishte një kënaqësi e madhe për një gurbetqar si unë, të shoh një përmirësim kaq të madh në atdheun tim, Kosovën. Ju falënderoj gjithsecilit prej jush për kohën dhe mbështetjen tuaj”, ka shkruar Lugati.
“Shpresoj dhe besoj shumë se të gjithë bashkë mund t’ia dalim për ta çuar Kosovën në hapat e duhur drejt integrimit në shoqërinë evropiane”, ka shtuar ai.