I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, pas Kosovës ka udhëtuar drejt Serbisë, ku është pritur nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram” ka njoftuar se takimi me Lajçak ka qenë i hapur dhe kanë pasur biseda miqësore lidhur me dialogun.
“Një bisedë e hapur dhe miqësore me Miroslav Lajçak. Kur them hapur, këtë e them vërtet. Më kuptuat të gjithë. Rroftë Serbia!”, ka shkruar Vuçiq.