Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, tha se kërcënimi me bombë ka rezultuar të ketë qenë alarm i rremë.
Ajo njoftoi në Facebook se tani aeroporti është i hapur për fluturime, ndërsa udhëtarët që dolën jashtë, janë kthyer brenda aeroportit.
Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, ka shkruar Gara.