I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet, duke iu referuar çështjes së Asociacionit.
Ai, para gazetarëve, tregoi se janë përmendur edhe gjashtë kushtet e parashtruara nga shefi i ekzekutivit, raporton Ekonomia Online.
Lajçak tutje tha se arsyeja e vizitës në Kosovë dhe ajo e takimit me kryeministrin Albin Kurti është çështja e planit evropian.
I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ai tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.
“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje për normalizim të raporteve”, tha Lajçak.
Ai shtoi se sonte vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd.
Kjo është vizita e 10-të që nga shtatori në Kosovë.