Ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ky takim do të jetë një drekë pune e cila vjen pikërisht pas 6 kushteve që Kurti i ka vendosur për Asociacionin, raporton Nacionale.
Se takimi ka nisur shihet edhe nga fotografitë që ka publikuar gazetari Venhar Isufi.
Kurti paraprakisht sot ka pasur takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it.