Çifti i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Andi dhe Gresa, kanë marrë së fundmi vëmendjen e shikuesve të programit.
Kjo pasi ata kanë zhvilluar një “dyluftim” me njëri-tjetrin në kuadër të provës javore, e cila i ka detyruar të veshin ata doreza boksi dhe të mos i heqin ato.
Në prani të Stresit, në dhomë e ndjenjësh dyshja kanë filluar të “ndeshen” me njëri-tjetrit, ku në një moment Andi e ka rrëzuar në tokë Gresën.
Mes të qeshurash, çifti kanë zhvilluar këtë ndeshje me njëri-tjetrin, derisa në një moment Gresa ka arritur t’i hipë sipër Andit.
Në atë moment, është afruar Stresi i cili gjithashtu i ka dhënë një dorë ndihmë bukuroshes për të fituar këtë “dyluftim”.
Më pas ata janë parë në dhomën e gjumit bashkë, ku Andi ka shkuar dhe i ka dhuruar puthje të dashurës së tij.