Kryetarët e partive opozitare të Kosovës, lideri i PDK-së Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së Ramush Haradinaj po qëndrojnë në Washington me ftesë nga SHBA.
Por, ajo që po vërehet në këtë vizitë, atje mungon kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Nga partia e tij në SHBA u ftua ish-kryeministri Abdullah Hoti.
Në LDK nuk kanë treguar ndonjë arsye se pse në kë vizitë nuk është ftuar kryetari i LDK Lumir Abdixhiku por Abdullah Hoti i cili njësoj si kryetari i PDK-së dhe ai i AAK-së po takon zyrtarë të lartë amerikanë.
Pas takimeve që Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj kanë pasur me Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, që është edhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar, sot edhe ish-kryeministri Abdullah Hoti e ka takuar atë.