GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Skizofren i vogël”| Hoxha i “Grupit të Tiranës” acarohet nga deklaratat e Abdixhikut

04/02/2023
në Ballina, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
“Skizofren i vogël”| Hoxha i “Grupit të Tiranës” acarohet nga deklaratat e Abdixhikut
Share on FacebookShare on Twitter

Filozofi kontrovers dhe ideologu i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit tha se Grupi i LVV-së në Tiranë ka mision politik largimin e Kosovës nga rruga pro-amerikane.

Hoxha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, e ka quajtura Abdixhikun skizofren të vogël, pasi nuk po di si të jetë kryetar i LDK-së, në fazën e tretë.

“Kuptova vetëm se skizofreni i vogël Lumir, nuk di se si të jetë kryetari në fazën e tretë të LDK-së. Sepse mendojeni mirë: pas fytyrës së LDK-së, Rugovës, vjen shfytyrimi i LDK-së, Mustafa. I gjori Lumir nuk po di a t’ketë a mos ketë fytyrë. Në pritje të përfundimit të reflektimit, për me kaluar kohën, shpiku grupin e Tiranës. Sidoqoftë, teza e Agim Morinës më duket shumë bindëse edhe pse shumë e sofistikuar për mendjen e vogël të Lumirit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Hoxhës, pa ndërhyrje:

Agim Morina e ka sqaruar shumë mirë këtë teorinë e grupeve të Lumirit. Unë nuk po ia dilja ta kuptoja sepse më ngatërrohej teoria e grupeve në matematikë më teorinë e sistemeve joreferenciale në mekanikën relativiste.

Kuptova vetëm se skizofreni i vogël Lumir, nuk di se si të jetë kryetari në fazën e tretë të LDK-së. Sepse mendojeni mirë: pas fytyrës së LDK-së, Rugovës, vjen shfytyrimi i LDK-së, Mustafa. I gjori Lumir nuk po di a t’ketë a mos ketë fytyrë. Në pritje të përfundimit të reflektimit, për me kalu kohën, shpiku grupin e Tiranës.

Sidoqoftë, teza e Agim Morinës më duket shumë bindëse edhe pse shumë e sofistikuar për mendjen e vogël të Lumirit. Ja dhe teza e Morinës:

POLITIKA PLANETARE SHQIPTARE

“Grupi i Preshevës”, i vendosun përkohësisht në zyrat e “Grupit të Prishtinës”, po thotë që “Grupi i Tiranës” po don me na prishë me “Grupin e Uashingtonit” dhe po kërkon ndërhymjen e shërbimeve të sigurisë. Sidoqoftë “Grupi i Ulqinit” po hesht dhe veç po merr pozita në hierarkinë politike dhe akademike të Kosovës.

“Grupi i Tiranës”, – gjithnjë sipas “Grupit të Preshevës” – po vazhdon me shkru fjalime për deputetët me çmim të volitshëm, sidomos tash pas përcaktimit të koeficientit të pagave.

“Grupi i Shkupit” po ban seri, sepse ende nuk ka vendosë cilit grup me u bashku, megjithëse e urren ma shumë se dreqin e zi “Grupin e Tetovës”.

“Grupi i Prizrenit” po vazhdon me mësu shqip, për me mujtë me u marrë vesh me grupet e tjera.

“Grupi i Podujevës” po përpiqet me u shkri në “Grupin e Prishtinës” për mos me u dukë shumë katundar, por pinjollët e pinjollëve nuk po tregojnë kurrfarë mirëkuptimi dhe as Këshilli i Sigurimit të OKB-së s’po arrin me gjetë zgjidhje.

“Grupi i Shkodrës” nuk po ka kohë me u marrë me grupet e tjera sepse janë duke u vra mes vete. “Grupi i Vlorës” po pret nga “Grupi i Beratit” konfirmimin që “Grupi i Gjirokastrës” asht pajtu me u taku me “Grupin e Vlorës”.

“Grupi i Lazaratit” nuk ka asnjë problem me asnjë grup.

Mirë se erdhët në Grupet e Bashkueme Shqiptare.

Tags: ldkvv
ShareTweetShare
Previous Post

Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

Next Post

Kurti e Gërvalla e lënë Ambasadën në Uashington vetëm me 4 diplomatë, ndërsa Serbia i ka 13

Next Post
Kurti e Gërvalla e lënë Ambasadën në Uashington vetëm me 4 diplomatë, ndërsa Serbia i ka 13

Kurti e Gërvalla e lënë Ambasadën në Uashington vetëm me 4 diplomatë, ndërsa Serbia i ka 13

Lajmet e fundit

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

Dy raste me lijën e majmunëve konfirmohen në Maqedoninë e Veriut – autoritetet nisin masat e kontrollit

23/05/2025
Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

Pas vdekjes tragjike më 6 maj në Itali, sot varroset Endrit Ademi në Kosovë

23/05/2025
CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

Gërvalla shkruan për darkën me Kallas, nuk e përmend heqjen graduale të masave për të cilën njoftoi ajo

23/05/2025
Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

Pasi foli Kurti, Gërvalla edhe më ashpër për Limajn: Një parti me tre deputetë s’mund ta kërkojë pozicionin e dytë në shtet

23/05/2025
Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

Mali i Zi, shtatë orë punë në ditë?!

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.