GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Dështon ‘kapja’ e Agjencisë Kadastrale: Këshilli e rrëzon konkursin, synohej vendosja e njeriut të Kurtit

03/02/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Dështon ‘kapja’ e Agjencisë Kadastrale: Këshilli e rrëzon konkursin, synohej vendosja e njeriut të Kurtit
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhja e ish-këshilltares së kryeministrit Albin Kurti, Nora Kelmendit, në pozitën e drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka dështuar.

Kjo pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës më 23 janar të këtij viti e ka anuluar konkursin për këtë pozitë.

Në vendimin që e ka siguruar gazeta Nacionale, anulimi i konkursit ka ndodhur pas ankesës që ka bër Faik Kelmendi, i cili ka qenë në garë për këtë pozitë të rëndësishme.

Gjatë shqyrtimit të ankesës së z. Kelmendi, KPMShCK-ja ka gjetur parregullsi në konkursin, i cili ishte shpallur më 22 korrik të vitit të kaluar.

Pika katër e vendimit obligon Ministrin e Punëve të Brendshme që të bëj zbatimin e këtij vendimi brenda afatit prej 15 ditëve nga dita e pranimit.

Ndërsa, Këshilli duhet të njoftohet me shkrim pas ndërmarrjes se veprimeve në pajtim më këtë vendim.

Para disa muajve, gazeta Nacionale kishte raportuar për parregullsi në konkursin për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, e cila futet në dikasterin e ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësionor që udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu.

Ndonëse në konkurs kishin aplikuar edhe kandidatë të tjerë, ata që kanë shkuar në rrethin e ngushtë ishin vetëm gashtë sosh.

Në listën e ngushtë ishte edhe Nora Kelmendi. Burimet e gazetës kishin bërë me dije se Kelmendi ka së shumti gjasa për të marrë këtë pozitë të lartë drejtuese.

Ministria e Brendshme, me 7 shtator, kishte njoftuar për Listën e ngushtë për kandidatët që vazhdojnë procedurën e mëtejme të rekrutimit për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Kdastrale të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Nora Kelmendi ka qenë ish-këshilltare e Kryeministrit Kurti gjatë Qeverisë Kurti I. Më 5 mars të vitit 2020 Kurti kishte emëruar Nora Kelmendin Këshilltare Politike për koordinimin e të drejtave pronësore.

Gjithashtu, ajo është edhe anëtare e Vetëvendosjes dhe madje edhe asambleiste e kësaj partie në komunën e Prishtinës.

 

Këshilli ka rrëzuar edhe konkurse tjera
Anulimi i konkursit për Drejtor Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, nuk është vendimi i parë që Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka marrë këtë vit.

Para dy jave, ky këshill ka rrëzuar edhe vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Fadil Kodra.

Bazuar në ankesën që Kodra kishte bërë, Këshilli kishte vendosur që të anulohet edhe vendimin i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svçla, për suspendimin e Kodrës nga kjo pozitë.

Në vendimin që e ka siguruar gazeta Nacionale, thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme obligohet që ankuesit Fadil Kodra t’ia kompensoj të gjitha pagat e pa realizuara nga dita e shkarkimit me datë 14.10.2022.

“Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme, që ankuesit Fadil Kodra t’ia kompensoj të gjitha pagat e pa realizuara nga dita e shkarkimit me datë 14.10.2022 deri në ditën e zbatimit të këtij vendimi, ndërsa Drejtori i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë obligohet që në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi të emëroj ankuesin në një pozitë të mesme drejtuese apo profesionale në kuadër të Shërbimit Civil, të gjitha këto brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi” është thënë në piken 3 të vendit të këshillit.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil edhe gjatë vitit të kaluar ka qenë i zënë për shqyrtimin e shumë vendimeve dhe konkurseve të qeverisë.

Gjatë viti 2022, ky këshill kishte rrezuar edhe konkursin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që e kishte hapur për pranimin e dhjetëra diplomatëve. Gjithashtu, këshilli e ka konsideruar si të kundërligjshëm edhe emërimin e Hekuran Nikçit në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës. Ndonëse e ka obligim ligjor, Qeveria këtë vendim të këshillit ende nuk e ka zbatuar.

Tags: Albin Kurti
ShareTweetShare
Previous Post

Tahiri – Kurtit: Kërko letër garancie për Asosiacionin nga SHBA dhe BE

Next Post

Ali Ahmeti: Unë nuk shkova në Hagë sepse lufta ime ishte e drejtë

Next Post
Ali Ahmeti: Unë nuk shkova në Hagë sepse lufta ime ishte e drejtë

Ali Ahmeti: Unë nuk shkova në Hagë sepse lufta ime ishte e drejtë

Lajmet e fundit

Ky është vendi ku tempratura këto ditë ka arritur gati 50°C

Ky është vendi ku tempratura këto ditë ka arritur gati 50°C

22/05/2025
Nexhmedin Spahiu publikon fotografinë e Gjuriqit në zyrën e tij para 10 vitesh

Nexhmedin Spahiu publikon fotografinë e Gjuriqit në zyrën e tij para 10 vitesh

22/05/2025
Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe

Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe

22/05/2025
Tragjedia në Prishtinë, Çitaku: Diku kemi gabuar keq – çka duhet të ndodhë që të ngrihemi në këmbë kundër dhunës?

Çitaku: Kallas në Kosovë, e zyrtari i VV-së akuzon ndërkombëtarët për nxitje të trazirave në veri

22/05/2025
Kosovari që doli fitues nga “loja e trotinetave”, fitoi 18 mijë euro / “Po hapen grupe të reja…”

Kosovari që doli fitues nga “loja e trotinetave”, fitoi 18 mijë euro / “Po hapen grupe të reja…”

22/05/2025
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Çka u fol në takimin mes Kurtit e Limajt? Berisha zbardh detaje

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ky është vendi ku tempratura këto ditë ka arritur gati 50°C

Ky është vendi ku tempratura këto ditë ka arritur gati 50°C

22/05/2025
Nexhmedin Spahiu publikon fotografinë e Gjuriqit në zyrën e tij para 10 vitesh

Nexhmedin Spahiu publikon fotografinë e Gjuriqit në zyrën e tij para 10 vitesh

22/05/2025
Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe

Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.