Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës, në një konferencë për medie, ka shprehur pakënaqësi për trajtimin e sektorit privat nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Jusuf Azemi, kryetar i kësaj sindikate, ka kritikuar Qeverinë Kurti se po “sillet sikur inflacioni po i prek vetëm punëtorët e sektorit publik”.
Ai ka kërkuar që të ndihmohet edhe sektori privat, sepse, siç tha ai, buxheti i Kosovës u takon të gjithëve, e jo vetëm sektorit publik.
“Në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, punëtorët që mirëmbajnë këtë zyre, paguhen 180 euro. Kjo është shumë shqetësuese për ne”.
“Këto paga të ulëta vijnë nga Qeveria e Kosovës. Në vend që Qeveria ta motivojë sektorin privat për paga më të larta, është ajo që i paguan kaq pak punëtorët teknikë”.
“Qeveria po sillet sikur inflacioni po i prek vetëm punëtorët e sektorit publik, e jo ata të sektorit privat. Buxheti i Kosovës është buxhet i të gjithëve. Klasa më e pasur, ajo e sektorit publik u financua, e pikërisht ajo që është më e varfër jo”, u shpreh Azemi.Tutje, Azemi tha se kërkesa e Sindikatës është rritja e pagës minimale në 450 euro.
“Kërkesa jonë është që paga minimale të jetë 450 euro. E kemi një pagë minimale që ne mendojmë qe duhet të zyrtarizohet nga Qeveria. Kanë premtuar por nuk e kanë realizuar”.“Kërkesë imediate e jona është që të gjithë punëtorët të paguhen komfort ligjit të pagave. Ne nuk heqim dorë, ne jemi të Kosovës dhe i shërbejmë shtetit të Kosovës”.
Ai përmendi edhe rastet e shumta të ikjes së punëtorëve nga Kosova.
“92 mijë punëtorë kanë ikur nga Kosova me leje pune. Gjatë këtij viti shumë projekte do të ndërprehen në mungesë të punëtorëve.