Një burrë është gjetur i vdekur në një shtëpi në Prishtinë, pasditen e djeshme. Sipas raportit 24 orësh, ai jetonte i vetëm, raporton Express.
Policia ka bërë me dije se rastin e ka raportuar një grua, e cila ka thënë se ka rreth një javë që s’ka arritur të kontaktojë me të.
Mjekët e fshehin! Dhimbja e kyçeve iku përgjithmonë në 6 ditë!
Hyseni: Natyrisht që do ta themelojë, kushtet e Kurtit për Asociacionin ja…
Kur është hapur dera e shtëpisë, ai është gjetur i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete.
“HETIM MBI VDEKJEN – Prishtinë 02.02.2023 – 17:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi. Është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, nga stafi mjekësor i emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.