Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka reaguar pas debatit që është bërë në Kuvendin e Kosovës, e ku shefi i ekzekutivit paraqiti 6 kushte për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Tahiri ka thënë se erdhi fundi i mashtrimeve nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas saj, kryeministri Kurti sot e ka pranuar në Kuvend se do ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.