Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Vitia, ka nënshkruar kontratë për furnizim me barna nga Lista Esenciale.
Dy produkte të porositura nga kjo listë janë barna që prodhohen në shtetin e Serbisë, shkruan Demokracia.com.
Bëhet fjalë për produktin Glucose 5%, 500 ml sulucion për infuzion, si dhe Natrium lactade 500 ml po ashtu sulucion për infuzion.
Sipas kontratës së publikuar në KRPP, këto medikamente prodhohen nga Hemofar mAD në Serbi.
Këto produkte në Kosovë do t’i sjellë kompania “Exclusive Corporation” SH.P.K., e cila e ka fituar Lotin e 17-të.
Sipas kontratës, ministria për Glucose do të paguajë 28 mijë e 140 euro.
Ndërsa, për Natrium lactade do të paguajë 24 mijë e 705 euro.
Kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë për produkte nga Lista Esenciale peshon 785 mijë e 467 euro dhe ka 21 lote.
Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në opozitë i kundërshtonte kategorikisht produktet serbe.
E gjithë fushata e partisë së Albin Kurtit dikur mbështetej në barkodin 860.
Ndërkohë, Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi i mallrave nga shtetet e huaja. Vetëm gjatë vitit 2022 në vendin kanë hyrë mbi 5 miliardë euro mallra, ku 371 milionë euro mallra kanë hyrë vetëm nga Serbia. Importet nga Serbia në vitin që lamë pas janë rritur me gati 21.7 për qind apo mbi 66 milionë euro.