Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar se si do të ishin pagat e zyrtarëve publikë në Kosovë, me koeficientin të cilin e ka propozuar partia e tij.
Abdixhiku ka shkruar në Facebook se propozimi i LDK-së merr 120 milionë euro shtesë, që sipas tij, janë shumë më pak se shpenzimet e Qeverisë për pakot mbështetëse gjatë vitit 2022.
Sipas tij, LDK-ja ka kërkuar koeficient me vlerë 125 euro.
Vlera e koeficientit të pagës në sektorin publik do të jetë 105 euro, është bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën. Ligji i Pagave që hyn në fuqi pas pak ditësh rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorët e sektorit publik.