Koeficienti i pagave në arsim po konsiderohet poshtërim për këtë sektor.Kështu ka deklaruar profesori Armend Demaku, duke thënë se qeverisja aktuale po e mbyt motivin edhe tek të rinjtë që ia mësyjnë profesionit të mësimdhënësit, shkruan Demokracia.com.“Është e rëndë të flasësh me pesimizëm për profesionin tënd, por mendësia e qeverisë aktuale i ka mbyllur të gjitha vrimat ku mund të shihet shpresa. Kjo mendësi e ka mbytur edhe dëshirën e një të riu, që në të ardhmen ta ushtrojë këtë profesion”, thotë Demaku.“E turpshme hipokrizia e qeverisë kur e shfaqë si sukses koeficentin e ri, me krahasime banale, duke harruar edhe krahasimin për zhvlerësimin e parasë në treg. Për më tepër, është skandaloze kur një tufë injorantësh apo naivësh, të ngarkuar me mllef e inate (shumica e të cilëve nuk jetojnë në Kosovë fare), bëjnë tifo me stil serviliteti para të “gjithëditurit” kryeministër”, vijon postimi i tij.Profesori Demaku ka thënë se Kosova po vazhdon të zbrazet dhe se, si shkak i qasjes së Qeverisë Kurti, në arsim do të punojë kuadri më i dobët universitar.