Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka cituar shkrimtarin dhe ish-kryeministrin e ndjerë britanik, Winston Churchill, i cili ka thënë se “Bekimi i natyrshëm i socializmit është ndarja e barabartë e mjerimit”.
Ky citim i Bajramit vjen pasi Qeveria e Kosovës e ka vendosur koeficientin 105 euro.
Opozita ka nisur menjëherë ta kundërshtojë këtë vlerë të koeficientit.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se vitin e ardhshëm koeficienti do të jetë 110 euro.