Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas raportimit në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, duke e quajtur propagandë.
Ajo tha se Kosova nuk ka arritur ndonjë ngritje të indeksit në korrupsion pasi në vitin 2017 ishte në vendin e 85-të, ndërkaq në vitin 2022 në vendin e 84-të.
Postimi i plotë:
Propaganada nuk kalon!
Që nga viti 2017 Kosova në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, sipas raportit të organizatës ndërkombëtare “Transparency International” është ngritë për vetëm një pozitë më lart, d.m.th. nga pozita 85 (2017) në 84 (2022) dhe ka shënuar vetëm 2 pikë me shumë nga 39 (2017) në 41 (2022) nga 100 të mundshme.
• Kosova në vitin 2017 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit sipas raportit të organizatës ndërkombëtare “Transparency International” ka qënë e renditur në pozitën e 85 nga 180 vende dhe ka shënuar 39 pikë nga 100 të mundshme.
• Kosova në vitin 2022 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit sipas raportit të organizatës ndërkombëtare “Transparency International” renditet në pozitën e 84 nga 180 vende dhe ka shënuar 41 pikë nga 100 të mundshme.