Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, ka ironizuar me shkuarjen e shefit të kabinetit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, në takimin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ku do të diskutohet për Asociacionit.
Ajo ka pyetur se cili nga “luanët” ka shkuar në këtë takim për ta përfaqësuar Qeverinë Kurti.
Cili prej Luanave shkoi sot ne Ambasade?”, ka shkruar Dërguti në profilin e saj në “Facebook”.
Në takimin e Ambasadës së SHBA-së, që ka filluar në ora 10:00, po marrin pjesë disa zyrtarë të lartë të Qeverisë. Përveç zëvendëskryeministres Emilia Rexhepi, aty po merr pjesë edhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci dhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Albin Kurti, Luan Dalipi.