Një numër relativisht i vogël njerëzish po marrin pjesë në protestën e thirrur nga Sadri Ramabaja në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë për kundërshtimin e “Zajednicës”.
“Në emerë të popllit shçiptar kundër Asosacionit me shumic serbe.” – thotë një parullë e një qytetari, me përplot gabime drejtshkrimore, raporton Nacionale.
Për fat të keq, deri në këto momente Ramabaja nuk është dukur në protestën e thirrur nga ai.
Në këto momente po ndodh takimi në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë ku është paralajmëruar diskutimi i modaliteteve të Asociacionit.