Në Drenas një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM MBI VDEKJEN/Gllogoc 29.01.2023 – 20:12. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete dhe i njëjti është dërguar në QKMF Gllogoc ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.