Fshati Poklek i Ri i Drenasi është tronditur sonte nga një ngjarje tragjike, ku një person është gjetur pa shenja jetën në shtëpinë e tij, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Rasti ka ndodhur në tarracën e banesës së të ndjerit.
Burimet nga Prokuroria për Gazetën Sinjalin, kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 37-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, pasi viktima u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
Tutje nga Sinjali kanë bërë të ditur se 37-vjeçari, kishte paralajmëruar familjen e tij se do të bëjë vetëvrasje në shtëpi, për motive akoma të panjohura.
Trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e tij.