“Unë vazhdojë të mos e besojë, po a e keni vrejtë që numri i atyrë që po thonë se Kurti është duke punuar kundër Kosovës dhe për interesa të Serbisë është në rritje,”- kështu ka shkruar në Facebook analisti Ilir Mirena.
Ai më tej ka thënë se njerzit mund të dëgjohen pa hezitim duke e thënë një gjë të tillë edhe para kamerave, në rrugë a rrjete sociale.
“I degjon ta thone pa hezitim para kamerave neper rruge, neper media, neper rrjete sociale, e mos te flasim neper takime e ndeja private,”-ka shkruar Mirena, ndërsa ka dhënë edhe qëndrimin e tij, ku është shprehur se ai mendon që Kurti është vetëm një keqlexues i akademikëve të majtë antiamerikan dhe antiperëndimor.
“Une vazhdoje te besoje qe Kurti eshte vetem nje keqlexues i akademikeve te majte antiamerikane dhe anti perendimor ne te cilet eshte kurthuar, sakatuar ideologjikisht, dhe nuk po ia del ta nxjerr kryet,”– ka vazhduar Mirena.