I dyshuari për plagosjen e dy grave, nënë e bijë në Fushë-Kosovë, ka vdekur në QKUK.
Lajmi është konfirmuar për Insajderin nga burime të sigurta brenda Emergjencës së QKUK-së.
I dyshuari është gjetur gjatë ditës i plagosur në një arë të kësaj komune.
Emergjenca e Fushë-Kosovës kishte konfirmuar se i dyshuari për plagosjen e dy grave sot në Fushë-Kosovë është gjetur i plagosur në një arë të kësaj komune.
Ata kanë thënë për Klan Kosova se i dyshuari, i lindur në vitin 1954, ka pasur dy plagë nën brinjë dhe ka qenë me shenja jete, ndërsa e kanë transportuar për në Emergjencën e QKUK-së.
Ekipi i emergjencës së Fushë-Kosovës është njoftuar nga Policia e Kosovës për këtë rast.