Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama së bashku me nënkryetaren e kësaj komune, Donjeta Sahatçiu, kanë vizituar sot, dy nga qytetet më të prekura nga vërshimet,
Ata ishin në Skenderaj dhe Mitrovicë për ta parë gjendjen e qyteteve nga afër, transmeton IndeksOnline.
Ai ka shprehur mbështetjen e kryeqytetit për çdo rast nevoje si dhe ka falënderuar Kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura për pritjen, duke i uruar që kjo situatë të tejkalohet me lehtësi.
Postimi i plotë:
Bashkë me Nënkryetaren e Kryeqytetit, Donjetën, vizituam dy nga qytetet më të prekura nga vërshimet, Skenderaj dhe Mitrovicën, për të parë nga afër gjendjen.
Kryeqyteti bashkëndjen me të gjithë qytetarët dhe jemi në mbështetje të plotë për çdo rast nevoje
Faleminderit Kryetarit të Komunës së Skënderajit, Fadil Nura për pritjen dhe urojmë që kjo situatë të tejkalohet me lehtësi.