Deputetja britanike e cila drejton edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia Kearns ka reaguar për propozimin franko-gjerman, dhjetë pikat e të cilit janë bërë tashmë edhe publike.
Kaerns ka thënë se është e shqetësuar për pikën 7 të propozimit në të cilën flitet për Asociacionin. Ajo thotë se askush s’duhet të rrënjos e lërë më të dizajnojë çfarëdo forme të vetëqeverisjes në vija etnike në Ballkan.
Ajo thotë se asnjë etnitet në stilin e “Republika Srpskas” s’duhet të krijohet.
“Shumë e shqetësuar nga implikimet e propozimeve sipas nenit 7.Askush nuk duhet të kërkojë të rrënjos, e lëre më të projektojë me qëllim, çdo formë të “vetëqeverisjes” në vijat etnike brenda Ballkanit.Nuk duhet të krijohet asnjë entitet i stilit “Republika Srpska”, ka shkruar ajo.