Analisti i afërt me Vetëvendosjen, Krenar Shala nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund të nënshkruhet por, i zbatimit të tij duhet të bëhet kur te njeh Serbia Kosovën.
“Asociacioni le të nënshkruhet po fillimi i zbatimit të tij duhet të bëhet kur te njeh Serbia Kosovën. Sepse, nëse bohet Asociacioni pa njohje, do të detyrohemi më vonë t’i ridiskutojmë kompetencat e tij kur të avancojnë bisedimet për njohje. Nuk bon me e përsërit gabimin e njejtë si me Planin e Ahtisarit ku Kosova merr obligime e masnej detyrohet që, në emër të njohjes, ta hapë pakon siç osht tu na ndodhë. aktualisht. Sepse, nuk ja vlen barra qiranë që në emër të njohjes, ne të bëjmë kompromise të vazhdushme me të cilat e rrezikojmë funksionimin e shtetit. Sepse, munem me jetu pa njohjen e Serbisë. Munem me jetu edhe pa hy në OKB. E me rrezikim të funksionalitetit të brendshëm, nuk munem me jetu!”, ka shkruar ai.