Të enjten disa komuna të Kosovës janë goditur nga vërshimet pas reshjeve të shiut.
Njëra ndër komunat më të prekura nga vërshimet është ajo e Skenderajt, e cila po përballët me një gjendje të jashtëzakonshme.
Kosto e dëmeve të shkaktuara pas përmbytjeve që shkaktuan reshjet e shiut në këtë komunë, ka prekur shifrën e 15 milionë eurove.
Kështu ka deklaruar për Front Online, kreu i Skenderajt, Fadil Nura.
Nura tha se më të prekurit nga vërshimet janë ekonomitë familjare.
“Pas vërshimeve gjendja është jashtëzakonisht e rënd sepse vërshimet kanë lënë shumë pasoja dhe dëme materiale si në ekonomi familjare, në biznese si dhe në prona bujqësore. Jemi duke u marrur me familjet e prekura por dëmet kanë një kosto të jashtëzakonshme për kapacitetet që ka komuna. Gjithsej deri tani rreth 15 milionë euro është kosto e dëmeve”, tha Nura.
E për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga vërshimet, kryetari Fadil Nura thotë se nevojitet ndihma e Qeverisë.
“Nga niveli qendror kam marrë zotime që do të jenë pjesë e kompensimeve të dëmeve dhe mbetët të shihet. Ne presim që do të ketë një fond të mjaftueshëm për qytetarët nga Qeveria dhe është përgjegjësi e tyre që në raste të tilla t’i dalin në ndihmë qytetarëve”, u shpreh Nura.
Ndryshe, të enjten komuna e Skenderajt ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas situatës së rënduar nga vërshimet.
” alt=”” aria-hidden=”true” />