Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, ka bërë të ditur se ka biseduar sonte me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin.
Siç shkruan në një cicërimë në twitter, Chollet i ka kërkuar atij që Kosova ta pranojë propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
”Fola me @albinkurti sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”.