Pas përmbytjeve që shkaktuan dëme të mëdha në komunën e Skenderajt, shkolla e mesme e lartë “Anton Çetta” në Skenderaj të enjten do të nisë mësimin.
Kjo shkollë njofton se të mërkurën do të bëhet edhe dezinfektimi në të gjitha hapësirat e objektit shkollor.
“Njoftojmë të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit Shmlp “Anton Çetta” Skenderaj, se pas një pune të madhe në pastrimin e shkollës, nesër do të bëhet edhe dezinfektimi në të gjitha hapësirat e objektit shkollor”.
“Mësimi do të rifillojë të enjten, premten dhe të shtunën për ta mbyllur gjysmë vjetorin e parë mësimor”.