Bayern Munchen ka shkarkuar nga detyra trajnerin e portierëve të klubit, Toni Tapalovic.
Bavarezët dhe trajneri që ishte mik i ngushtë i Manuel Neuer kanë ndarë rrugët pas 11 vite e gjysmë bashkëpunim, shkruan Indeksonline.
Sipas raportimeve në Gjermani, Tapalovic kishte probleme me trajnerin Julian Nagelsmann.
Për shkarkimin e tij ka reaguar edhe Manuel Neuer në rrjetet sociale.
“I dashur Toni, sot është fundi i një epoke në FC Bayern Munich. Ju pas 11.5 vitesh po largoheni nga klubi jo vetëm një pionier absolut i portierit modern, por mbi të gjitha një njeri i madh. Të gjithë, jo vetëm në Mynih, e dinë se këto suksese nuk do të ishin të mundura pa ju! E fundit, por jo më pak e rëndësishme, ju gjithashtu më dhatë formë mua dhe lojës time të portierit dhe e ngritët atë në një nivel të ri. Do te me mungosh! #faleminderitpërgjithçka”, ka shkruar Neuer.
Kujtojmë se Bayerni ka transferuar së fundmi edhe portierin e kombëtares zvicerane, Yan Sommer.