Zyrtari korrektues, Ivan Milicevic paprimtas ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës. Për vdekjn e tij ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Milicevic shërbente në burgun e Smrekonicës, ndërsa ishte nga fshati Bukosh i Vushtrrisë.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Ivan Milicevic.
Z. Milicevic dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në.
Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Milicevic të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.
Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta” thuhet në ngushëllimin e SHKK-së.