Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu që nga orët e para të 24-orëshit, lokalisht më intensive, njofton Meteo Kosova.
Reshjet më të përqëndruara do të jenë thuajse deri në pjesën e parë të ditës, të cilat pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës, sidomos në zonën veriore dhe verilindore (zona e Podujevës), më pas reshjet do të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur të pranishme vetëm në zona të caktuara me intensitet të ulët.
Ka mundësi të ketë vërshime lokale.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 9-36 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 7°C.