I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime me përfaqësues të disa shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Lajçak ka përmendur rëndësinë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë e ka për stabilitetin rajonal.
Në opinionin kosovar, serb dhe atë evropian po përmendet mundësia e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Vizitat e diplomatëve amerikanë dhe evropianë në Prishtinë dhe Beograd janë shpeshtuar kohëve të fundit.
Lajçak u takua me José Manuel Albares, përfaqësuesin e Qeverisë së Spanjës të cilin e informoi për raportet Kosovës-Serbi e që referuar tyre thotë se janë në një moment kritik.
U takova sot me ?? FM @jmalbares për ta përditësuar atë për gjendjen e lojës në Dialog. Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik. Mirënjohës për Spanjën mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së. Mirësi”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Ai po ashtu është takuar edhe me Rastislav Káčer, ministrin e jashtëm sllovak të cilin e informoi për situatën në Kosovë.
“U takua me@RastislavKacer ?? FM në margjinat e FAC për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor. E informova për vizitën time të fundit dhe përpjekjet tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E vlerësoj ?? mbështetjen e fortë për të ardhmen ?? të rajonit”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Në mesin e këtyre takimeve Lajçak është takuar edhe me Christian Schmidt, përfaqësueisn e Bosnje dhe Hercegovinës, poqë Lajçak nuk ka shkruar të ketë folur me të rreth Kosovën përkundër se është shtet jo-njohës. Me të ka biseduar rreth situatës në Bosnje dhe Hercegovinë.
Miroslav Lajçak është i angazhuar nga Bashkimi Evropian që të jetë ndërmjetës i lehtësimit të dialogut Kosovë-Serbi.
Dialogu viteve të fundit është ngadalësuar për nga ritmi, ndërkaq në Veriun e Kosovës janë shpeshtuar situatat e tensionuara.