Për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit, fabrikën në Shkabaj e kemi jashtë funksionit. Kështu ka thënë zëdhënësja e KRU ”Prishtina”, Arjeta Mjeku.
Ajo ka thënë për KosovaPress se për shkak të alternativave për furnizim në pikat që furnizohen nga Shkabaj, disa zona në kryeqytet kanë probleme me furnizim me ujë. Por sipas Mjekut kjo po ndodhë vetëm në pikat e larta.
“Në rrugën “Malush Kosova”, shpesh ndodhë që të manipulojnë me valvula dhe e ndalin ujin pa lejen e banorëve. Po ashtu, banesat e reja që nuk kanë pompa mund të kenë probleme. Andaj, ata duhet ti vendosin vet për të shtyrë ujin në katet e larta’, ka thënë Mjeku për KosovaPress.