Me moton “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”, fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë nisur protestën ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq, raporton Ekonomia Online.
Me pankarta në duar e me thirrje UÇK, protestuesit janë ofruar përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.