Një zjarr ka shpërthyer të dielën në rrugën “Ferid Domi” në Gjakovë, ku tri garazhe janë përfshirë nga flakët, për shkaqe ende të panjohura, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur në orët e pasdites, kur dyshohet se shpërtheu zjarri dhe u dogjën garazhet, duke shkaktuar dëme në vlerë të 7 mijë euro. Posa rasti është raportuar, Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast janë identifikuar pronarët.
Të njëjtit kanë dhënë deklaratat e tyre para zyrtarëve policorë, ndërkaq në lokacionin ku ndodhi rasti janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti, që të zbardhen rrethanat në të cilat nisi zjarri.
Sinjali do të ju mbajë të informuar.