Ava Max, e ftuar dje në “Rai Uno”, ka pohuar përmes një përshëndetjeje në gjuhën shqipe origjinën e saj. Pas performoi hitin “Sweet but psycho”, Ava pati një bisedë më moderatorin Fabio Fazio, i cili theksoi se këngëtarja e njohur ka origjinë shqiptare dhe ajo e pohoi.
“Ka shumë këngëtare shqiptare që po bëhen të famshme në botë. Më pëlqen ta them sepse Shqipëria është shumë afër nesh dhe shumë shqiptarë na ndjekin në ‘Rai Uno’. Mund t’i përshëndesësh”, iu drejtua moderatori. “Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”, tha Ava Max
23-vjeçarja ka lindur më 16 shkurt të 1996-s në Wisconsin të SHBA-ve, me prindër emigrantë nga Shqipëria. Ava e ka filluar karrierën e saj në Britani, ku dhe ka publikuar këngët e njohura si, “My Way”, “Not your Way”, etj.