Sot shënohet 17-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, nën përkujdesjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot u organizua ceremonia e vendosjes së kurorave, ku në homazhe mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka kujtuar përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar një foto të Rugovës ka shkruar: “I përjetshëm kujtimi i Ibrahim Rugovës”.